Website: https://www.mbrojtja.gov.al Facebook: https://www.facebook.com/MinistriaMbrojtjes Twitter: https://twitter.com/MinMbrojtjes ----------------------------------------------------- Në sheshin kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes është zhvilluar sot një ceremoni e veçantë me rastin e 5-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë ditë jubilare ishin të pranishëm: kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm, z. Ditmir Bushati, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, ish-ministra të Mbrojtjes, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Gjithashtu morën pjesë ambasadorë dhe atashe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO dhe vendeve partnere, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Në mbyllje të ceremonisë, nga Truproja e Nderit e Forcave të Armatosura në nderim të kësaj dite jubilare u realizuan disa demonstrime, ndërsa në qiellin mbi kuadratet e rreshtuara të FA shqiptare fluturuan helikopterët CUGAR të Forcave Ajrore.