У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Website: https://www.mbrojtja.gov.al
Facebook: https://www.facebook.com/MinistriaMbrojtjes
Twitter: https://twitter.com/Min_Mbrojtjes
-----------------------------------------------------
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ishte sot për inspektim në Uzinën Ushtarake në Gramsh. Fillimisht ministrja Kodheli u prit nga drejtori i Uzinës Klodian Taçe, i cili e informoi atë për ecurinë e procesit të demontimit dhe shkatërrimit të municioneve dhe armëve të lehta, arritjet e shënuara dhe problematikat që janë evidentuar gjatë këtij procesi.
Më pas, ministrja Kodheli ka inspektuar nga afër repartet dhe mjediset e Uzinës, duke u ndalur sidomos në linjën e demontimit të municioneve dhe në linjën e shkatërrimit të armëve të lehta të këmbësorisë, projekte këto që finacohen nga Agjencia e Mbështetjes e NATO (NSPA).
Gjithashtu, ministrja Kodheli është takuar dhe ka biseduar nga afër me të gjithë personelin inxhiniero-teknik dhe punonjësit e Uzinës së Gramshit. Uzina e Gramshit është një ndër tre uzinat ushtarake të FA dhe që është përfshirë në procesin e demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta. Në këtë uzinë aktualisht janë të punësuar mbi 50 punonjës.