Sunday, 14 December, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Festa e Marijuanës në Prishtinë Ndizet me Pranga dhe pa Marijuanë

Festa e Marijuanës në Prishtinë Ndizet me Pranga dhe pa MarijuanëУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Angazhimi i lartë i policisë dhe mediave pas njoftimit në Facebook të eventit “Share/Love - 4/20 Prishtina”, shënoi pjesëmarrje të ulët dhe festim, kryesisht me... birrë. Në orën 4:20 pasditen e së hënës, në parkun e Gërmisë në Prishtinë, moment i paralajmëruar si i fillimit të festës që në SHBA dhe në vende të tjera të botës, shënon kremtimin e shijimit të marijuanës, kishte më shumë kamera dhe gazetarë sesa festues. Media priti më kot që pjesëmarrësit të mblidhen për të ndezur festën, por deri në largimin e kameras së fundit, nuk ndodhi asgjë e tillë. Në fakt, në hyrje të parkut publik të Prishtinës, një prani e lartë e forcave të Policisë së Kosovës, përfshi forca speciale, me antiplumb dhe armatim taktik, ndalnin automjetet dhe kontrollonin të rinjtë që ishin drejtuar për atje.
Мой аккаунт