Tuesday, 16 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Dita e ideve në Qeveri, qytetarët më shumë ankesa se sa ide

Dita e ideve në Qeveri, qytetarët më shumë ankesa se sa ideУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Rreth 250 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e tyre për të paraqitur idetë e tyre para kryeministrit dhe ministrave. Qytetarët kryesisht interesoheshin për ekonominë dhe zbutjen e papunësisë ndërsa disa nga qytetarët dhanë edhe ide konkrete. "Hall më të madh kam me Ivo Ivanovskin, Shoqëri Informatike dhe Administratë. Përse hesht administrata. Përse nuk ka përgjigje në ankesat tona. Loja e dini çka është? Që inspektori të hesht deri sa të drejtojë tek Inspektorati Gjyqësor. Këtë administratë nuk e kuptoj. Unë jam viktimë e administratës", tha një qytetar. "Po ballafaqohemi me natalitetet të ulët, me shumë të pamartuar. Që nuk mendojnë të martohen. E kush do ta mbrojë këtë shtet nëse nuk martohen. Kam propozuar që të paguhet tatim prej 40% për djem dhe vajza të pamartuara. 4% nga rroga që paguhet në vend të njëjtë pune", theksoi një qytetar. "Nëse kemi kuadro për prodhimtari nga jashtë, përse të mos i angazhojmë edhe tonët që i kemi këtu. Nëse ka nevojë edhe të kalojnë testim. Nëse janë të vyeshëm t'i angazhojnë, nëse jo ajo është tjetër. Un jam inxhinier që me vite jam tek enti për punësim, nëse kam ndonjë kualifikim të angazhohem, nëse jo", deklaroi një qytetar. Zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjeorgievski tha se ekzekutivi mirëpret idetë e qytetarëve dhe do ti merr në konsideratë të njëjtat. "Një manifestim i këtillë është krijim i komunikimit mes qytetarëve dhe institucioneve me qëllim që të nxirren idetë më të mira që i kanë qytetarët , e më tej të mund të realizohen në projekte konkrete", theksoi Aleksandar Gjorgjievski, zëdhënësi i Qeverisë. Dita e hapur e Qeverisë kur qytetarët takojnë dhe pyesin kryeministrin dhe ministrat është tradicional. Nga Qeveria njoftuan se deri tani kanë realizuar disa ide të qytetarëve, që kanë të bëjnë me infrastrukturën, pensionistët si dhe me ndërtimin e objekteve të reja shkollore. Ferikan Iljazi
Теги: Alsat-M

Мой аккаунт