Dita Botërorë për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në një aktivitet të organizuar me rastin e Ditës Botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve. Kreu i qeverisë tha se në vendin tonë problemi më i madh është mosdëgjimi i zërit të tyre. "Dhuna ndaj fëmijëve është disa herë më e madhe se ajo që ne shikojmë. Fëmijët janë pjesë e një agresioni psikologjik të përditshëm, nga prindërit nuk marrin vetëm çokollata dhe puthje, zëri i tyre nuk dëgjohet. Kryeministri tha se ligjet për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve janë të mira, por qeveria e tij do punojë për t'i forcuar më shumë. Do bëjmë gjithçka për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve. Qeveria do të përmirësojë sistemin e çerdheve dhe kopshteve, tha më tej Berisha "Ne kemi bërë progres të madh dhe kjo është e pamohueshme. Ligjet do t'i kemi të mira, do t'i forcojmë. Kemi nevojë për një sistem më të sigurt, që të mbrojë fëmijët, që të parandalojë dhunën ndaj tyre", u shpreh ai. Ndërsa Ministri i Punës Spiro Ksera tha se fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve duhet të luftohet. Ai shtoi se duhet të krijohet një sistem për mbrojtjen e tyre. Askush nuk ka të drejtë të dhunojë të drejtat e tjetrit. Dhuna ndaj fëmijëve duhet të parandalohet menjëherë.