Tuesday, 16 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

A1 Report - Elbasan-Peqin, aksident i rëndë me 4 të vdekur e dy të plagosur

A1 Report - Elbasan-Peqin, aksident i rëndë me 4 të vdekur e dy të plagosurУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
ELBASAN - Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin me katër persona të vdekur dhe dy persona të tjerë të plagosur rëndë. Burime nga policia lokale kanë bërëtë ditur se, ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:00 të mesditës. Personi i katërt ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Të plagosurit mësohet se, ishin pasagjerët e makinave. Viktimat janë identifikuar nga policia dhe bëhet e ditur se të vdekur janë, Gentjan Lila, Besnik Dupi si dhe Xhevit e Besnik Beu, raporton korrespondentit i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Andi Qosja. Deri më tani, nga policia është mësuar se, Karaj dhe Dupi kanë qenë duke bërë gara me makina me njëri-tjetrin. Si shkak i shpejtësisë, dy makinat kanë marrë para edhe makinën tjetër Benz. Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur të gjitha ambulancat e spitalit të Elbasanit. Mësohet se të vdekur kanë mbetur tre drejtuesit e mjeteve, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në kryqezimin e fshatit Gjocaj në Peqin. Burime nga policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, në këtë aksident tragjik janë përfshirë tre makina, me targa AA 638 DC, AA 576 GA, El 2270 C.
Теги: a1 report

Мой аккаунт