Tuesday, 16 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

A1 Report - Atentat me armë në Shkodër dy të vdekur, një i plagosur

A1 Report - Atentat me armë në Shkodër  dy të vdekur, një i plagosurУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
SHKODER - Dy persona kanë mbetur të vdekur gjatë një atentati me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktima të kësaj ngjarje janë Edmond Batra 40 vjeç dhe Edmir Aliaj 37-vjeçar, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Amarildo Pirani 20-vjeç, nipi i Aliajt. Mësohet se Edmond Batra ka qenë në këmbë në anë të rrugës kur është qëlluar për vdekje, ndërsa Edmir Aliaj i cili në ato momente po ecte me automjetin e tij tip Benz me targa AA 919 IT së bashku me nipin e tij 20 vjecar Amarildo Pirani. Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spital. Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy viktimat dhe i plagosuri po qëndronin në këmbë pranë rrugës kryesore, në afërsi të një lavazhi, kur fare pranë tyre është afruar një motor sportiv në të cilin udhëtonin dy persona me skafandra. Një prej tyre ka zbritur nga motori dhe ka hapur zjarr me një armë automatike, duke lënë të vdekur në vend Edmond Batrën, ndërsa shtetasi Edmir Alia ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Personi i tretë që ndodhej me dy viktimat, Amarildo Pirana ka marrë plagë të rënda por që nuk përbëjnë rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar punonjësit e lavazhit dhe ata të pikës së karburantit ku ka ndodhur krimi për të mësuar më shumë mbi ngjarjen. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 20 gëzhoja automatiku. Burime pranë grupit hetimor pohojnë se viktimat janë persona të njohur për policinë, pasi kanë preçedentë penalë dhe hetimet janë përqendruar në pistën e një ekzekutimi të organizuar ku shënjestër mund të ketë qenë njëri nga dy viktimat. Dy viktimat njiheshin dhe kishin miqësi njeri me tjetrin. Në vendin e ngjarjes janë gjendur si prova materiale gëzhoja dhe pjesë të parakolpit të motorit me të cilën po lëviznin autorët e ngjarjes. Të tre këta persona janë me precedentë të mëparshëm penalë. Po ashtu bëhet me dije se viktima Edmond Batra, 37 vjeç sapo ishte kthyer nga SHBA ku ndodhej në emigracion dhe njihej si person me precedentë penalë, pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Edmir Aliaj viktima tjetër e këtij ekzekutimi me armë, ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasjeje. Ndërsa, 20-vjeçari Pirani ka qenë i dënuar më parë për grabitje.
Теги: a1 report

Мой аккаунт