Tritan Kalo: Ministri jo mjek do të na testojë ne. Beqaj të dorëhiqet- Ora News- Lajmi i fundit-
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjekët kundërshtojnë me forcë, madje me indinjatë inisiativën e ministrisë së Shëndetësisë për testimin e bluzave të bardha si një veprim që cënon dinjitetin e tyre.
Në emër të mjekëve, infermierëve dhe tenkinëve laburantë të QSUT-së mjeku infeksionist Tritan Kalo, kërkoi ministrit të Shëndetësisë të kërkojë falje madje nëse ka përgjegjësi të japë dorëheqjen pasi nuk po rikthen dinjitetin bluzave të bardha por po i nëpërkëmb ato.
Madje në fund të fjalës së tij mbajtur sot paradite në Komisionin e Shëndetësisë, Doktor Kalo ngriti disa pyetje për ministrin e Shëndetësisë si dhe i kujton një shprehje të vjetër: “ Duhet të jesh i mirësjellshëm me njerëzit në rrugën tënde drejt karrierës sepse në rrugën tënde drejt zbritjes do i takosh ato patjetër”
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/