Berat - Prej 8 vitesh që ka marrë jetë, Festivali Ndërkombëtar "Takimet Muzikore të Dy Botëve" në qendra të trashëgimisë kulturore, këtë edicion erdhi në Muzeun Onufri të Beratit. Këtë radhë e veçanta është ndërthurja e muzikës klasike me atë bizantine. Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Repertori i koncertit është kryesisht i bazuar në muziken klasike baroke dhe pjesë e programit është Moxarti, Vivaldi, Hayden, Bethoven, Schubert, etj. Sot në mbrëmje festivali "I dy botëve" rrugëton drejt Tiranës. Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/