Saturday, 20 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

S'ka më para cash, 51 mijë biznese hapin llogari bankare, Tatimet: Ulet informaliteti

S'ka më para cash, 51 mijë biznese hapin llogari bankare, Tatimet: Ulet informalitetiУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
51 mijë biznese kanë deklaruar llogarinë e tyre bankare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, brenda datës 28 tetor 2019. Ky ishte afati i fundit i lënë nga Tatimet, për të gjitha subjektet që qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike është mbi vlerën 2 milionë lekë, për tatimpaguesit persona juridikë aktivë pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë si dhe organizatat jo-fitimprurëse të regjistruara në organin tatimor. Ky është numri i bizneseve që kanë deklaruar llogarinë bankare në mënyrë elektronike, ndërkohë që numri mund të jetë edhe më i lartë pasi ende nuk janë llogaritur bizneset që kanë deklaruar llogarinë në formë shkresore. Vendimi për të hapur llogari bankare është marrë për të shmangur përdorimin në masë të parasë cash. Më herët përdorimi i parasë cash është konsideruar si nxitës i informalitetit. Ndërkohë tatimet sqarojnë për REPORT TV se derisa të konfirmohen të gjitha shifrat e subjekteve që kanë hapur llogari, bizneset nuk do të ndëshkohen.
Мой аккаунт