Saturday, 20 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Shpallen 18 zonat e reja te rindertimit

Shpallen 18 zonat e reja te rindertimitУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Dy muaj pas tërmetit të 26 Nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi këtë të premte 18 zonat ku do të rindërtohen lagjet e reja. Gjysma e tyre do të jetë e Tiranë. “5 Maji” është një nga zonat e përzgjedhura për ndërtimet e reja ku pritet të zhvendosën familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Veç saj janë edhe 8 zona të tjera në Tiranë, pjesë e këtij plani për zhvillim”. Lagjet e tjera të kryeqytetit do të ndërtohen në zonën e Autotraktorëve, Kombinat, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Zonën administrative Baldushk, Njësinë Administrative Ndroq, në Vaqar dhe në Njësinë Administrative Zall Herr. Zonat e tjera janë në Shijak, Laç, Krujë, Thumanë, Bubq, Fushë-Krujë, Durrës, Vorë, Kavajë. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se brenda 6 Shkurtit do të jenë gati edhe modelet e shtëpive të reja. “Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive. Në datën 6 Shkurt do të kemi modelet të cilat njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe Bashkia e Tiranës do të fillojnë një proces i hapur, ligjor zbatimi, pra që nga prokurimi dhe deri tek vendosja e shtëpisë. Do të ketë modele të reja, bashkëkohore, antisizmike”. Ahmetaj kërkoi nga qytetarët dhe njësitë vendore që të aplikojnë sa më parë në platformën online për të raportuar dëmet nga tërmeti. Tv Klan
Теги: klan klan hd tv klan

Мой аккаунт