Rikonfirmimi i Arta Markut, PD: Lajm i keq, kamikazja e Ramës do të përgjigjet para drejtësisë
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Copyrighted by News24 Albania Partia Demokratike e ka konsideruar si lajm të keq për reformën në drejtësi, rikonfirmimin në detyrë të Arta Markut, kryeprokurores së përkohshme dhe ka garantuar se nuk do të jetë e largët dita kur do të përgjigjet para drejtësisë si të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, e ka emëruar Markun si kamikazen e kryeministrit Edi Rama dhe arsyeja e vetme pse ajo qëndron në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është besnikëria që po tregon ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. "Nëse procesi i Vetingut nuk do të ishte i korruptuar, - tha Alibeaj, - Arta Marku sot nuk do të ishte, po procesi drejtohet nga Edi Rama. Kushdo që i shërben atij do ta kalojë Vetingun. Sot në krye të prokurorisë është një person që meritë të vetëm ka vetëm besnikërinë ndaj kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. PD e konsideron rikonfirmin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në krye të Prokurorisë si një lajm të keq për reformën në drejtësi. Ne garantojmë qytetarët se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para drejtësisë, përfshirë edhe kamikazen e Edi Ramës".