Report TV - Masazh dhe seks me pagesë, zbulohet qendra në Tiranë, pranga menaxheres VIP
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Menaxherja e një qendre masazhesh është prangosur nga policia mesditën e kësaj të shtune ndërsa në kërkim është shpallur pronarja e kësaj qendre estetike, që ishte kthyer në një bazë prostitucioni.
Report Tv ka mësuar se në pranga të policisë në kuadër të operacionit të koduar, “Extra Service 2“ ka përfunduar Radmilla Marash, 33 vjeçe personi ne foto ndërsa në kërkim është shpallur edhe administratorja e qendrës së masazheve “Dimension SPA& Fizioterapi”, Ajsela Teli personi në foto.
Emri i kësaj të fundit del edhe nga kërkimi në Qendrën Kombëtarë të Biznesit ku rezulton së është aksionere në qendrën estetike “Dimension Fizioterapi & Spa” e cila shërben se Qendër estetike për masazh, SPA dhe fizioterapi kurse të formimit profesional për estetike dhe masazheri.