У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Dy femra nga Kosova kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Një femër e moshë së mitur përmes një interviste të realizuar në frontin e luftës, ka treguar tmerret që ka përjetuar dhe përdhunimin nga ana e forcave serbe. Ajo ka treguar se si ishin përdhunuar në grup rreth 16 femra, shumë prej të cilave pastaj mendonin vetëvrasjen, nga turpi. Të njëjtin fat, e kishte edhe një tjetër femër, nënë, atëkohë 24 vjeçare. Për emisionin "Pa Rrotlla" ajo ka treguar se ishte viktimë e dhunës seksuale nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. WEB: http://parrotlla.net/ Facebook:https://www.facebook.com/www.parrotlla.net