Wednesday, 24 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Opinion - Nishani, Rama, Meta, Basha! (29 dhjetor 2016)

Opinion - Nishani, Rama, Meta, Basha! (29 dhjetor 2016)У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar:Bujar Nishani Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha Kronike me e plote: http://tvklan.al/opinion-nishani-rama-meta-basha/ Intervista me z. Nishani: Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ardhur me një rrëfim ndryshe, mbrëmjen e sotme, në emisionin Opinion, përballë gazetarit Blendi Fevziuu. Një intervistë pa nota të forta politike, por mbi atë se çfarë u realizua dhe çfarë mund të bëhej ndryshe. Duke mbajtur hapin nga kujtimet festive përgjatë viteve, e deri tek, dëshirat, familja dhe projektet. Blendi Fevziu: Z.President mirëmbrëma dhe faleminderit që pranuat ftesën për të folur në këtë prag festash. Bujar Nishani: Mirëmbrëma, kënaqësia për mua. Blendi Fevziu: Do të jetë një intervistë krejt ndryshe në fakt, nuk do lidhet shumë me zhvillimet politike, nuk do lidhet shumë me tensionet dhe situatat në vend, por do lidhet me një lloj profili të raportit tuaj me festat dhe natyrisht me vitin që shkoi. Bujar Nishani: Është zgjedhje shumë e mirë. Blendi Fevziu: Nuk e di, sa personazh festiv jeni, pra sa e ndjeni atmosferën e festave. Jo tani vetëm si president, por në përgjithësi flas. Bujar Nishani: Unë besoj se të gjithë i ndjejnë festat dhe kanë dëshirë ta kenë afër festën dhe ta kenë vetën e tyre gjithmonë pjesë e një ambienti festiv. Kështu edhe unë personalisht e kam jetuar ambientin festiv e kam dashur dhe jam munduar që t’ia ofroj vetës, familjes dhe miqve. Blendi Fevziu: Ka qenë atmosfera e festave në familjen tuaj edhe më parë gjithmonë e pranishme? Bujar Nishani: Gjithmonë ka qenë e pranishme. Kuptohet në vitet e largëta me aq sa ç’ka qenë e mundur me kushtet e Shqipërisë që i njohim të gjithë, por gjithmonë me kalimin e kohës kanë qenë edhe më të theksuara. Blendi Fevziu: Gjithsesi edhe në atë Shqipëri të varfër në vitet e komunizmit fundviti ishte festa më simbolike e shqiptarëve? Bujar Nishani: Pema e Krishtlindjeve apo siç e quanim ne në atë kohë pema e Vitit të Ri, nuk mungonte kurrë, zbukurimet nuk mungonin kurrë, gatimet tradicionale që fillonin disa ditë përpara ardhjes së natës së fundit të vitit, bakllavaja simbolike që gatuhej në familje nga nëna me të afërmet, pra; ishte një ambient i cili gjithmonë e krijonte atë sensin e festës. Blendi Fevziu: Sa ndryshon festa e një presidenti me atë të një qytetari të zakonshëm. Ajo që quhet atmosfera festive? Bujar Nishani: Varet se si e vendos veten në raport me festën apo atë që ne e quajmë me ambientin njerëzor. Për mua nuk ka bërë ndonjë ndryshim. Ndoshta jam munduar që të përfshij më shumë njerëz, më shumë të afërm gjatë kohës që kam qenë në këtë detyrë në mbrëmjen e Vitit të Ri, për shkak, edhe të mungesës së hapësirave dhe kontakteve gjatë gjithë vitit. Jam munduar të shpërndahen dhe të japin edhe ca meshaze në dimensione njerëzore, p.sh, në dy festat e fundvitit kam pasur të ftuar fëmijët e shtëpisë së jetimëve, që kanë festuar bashkë me familjen tonë dhe kanë ndenjur dy-tre ditët e para në familje. Blendi Fevziu: Kanë ndenjur në rezidencën tuaj? Bujar Nishani: Po kanë ndenjur në rezidencën tonë. Blendi Fevziu: Si janë ndjerë? Bujar Nishani: Me dëshirën që të vinin përsëri vitin e ardhshëm. Blendi Fevziu: Këtë nuk e dija si lajm publik. Bujar Nishani: Kanë qenë disa vëllezër dhe motra nga Librazhdi të strehuar në shtëpinë e fëmijës në “Fshatin SOS”, pastaj më pas, po disa fëmijë të tjerë. Ka qenë një dëshirë e familjes për t’i përfshirë ata në rezidencën po themi të presidentit, për ta parë dhe përjetuar më ndryshe, sepse duhet të kemi parasysh se ndjenja dhe përceptimi i fëmijës për festën është shumë më i fortë dhe aq më tepër kur festa është në pjesën e institucioneve të larta të vendit, merr një dimension të botës së tyre të brendshme më të veçantë. Blendi Fevziu: Padyshim, fëmijët janë ata që entuziasmohen më shumë nga atmosfera festive. Do rikthehem sërish në faktin se si do ta festoni Vitin e Ri dhe ku do ta festoni. Dua t’iu pyes si ka qenë viti 2016 për ju, jemi pothuajse në mbylljen e tij, për dy ditë, viti mbyllet dhe çdokush mund të bëjë një lloj bilanci? Bujar Nishani: Në fakt, viti që sapo lëmë pas, ka qenë një vit i veçantë për mua. Në aspektin njerëzor, ishte viti i 50-vjetorit të lindjes time dhe jo në sensin e kohës, të mbërritjes së 50-viteve të jetës apo në aspektin e të cilës ne shohim formalisht një moment ditëlindje feste, por në aspektin se si reflekton gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Pra, është një rrugëtim pesëdhjetvjeçar ku njeriut i jep mundësinë që të fillojë të reflektojë, që do të thotë, sa i arrirë je në rrugëtimin tënd njerëzor, në aspiratat që ke pasur ne momentet kulmore të jetës tënde personale dhe familjare. Dhe, do apo s’do, vijmë në një moment sentimental që hyjmë brenda kësaj analize dhe e shikon se cili është rrugëtimi yt...
Мой аккаунт