Mediat turke në promovimin e librit ''Turqia e Re e Erdoganit të Madh!
Vlashaj: Ne i besojmë bashkëpunimit vëllazëror midis dy kombeve!
Libri Turqia e Re e Erdoganit të madh është promovuar në qytetin e Prizrenit. Kjo vepër vjen nga një bashkëpunim midis Lëvizjes Shqipëria e Re dhe Qendrës së Mendimit Pozitiv. Lideri i LSHR-së, zoti Edmond Vlashaj në një intervistë ekskluzive për mediat turke flet mbi mesazhin e këtij libri dhe ndikimim që do të ketë ai në trevat shqipëfolëse. Kjo vepër është një burim frymëzimi nga Turqia e Re e Erdoganit të Madh. Ky libër paraqet një realitet i cili po ndodh tashmë në Turqi, por besojmë se duhet të ndodhë edhe në Kosovë, Shqipëri dhe në të territoret e tjera shqiptare në Ballkan. Besojmë se është shumë i dobishëm për të gjithë kombin shqiptar, jo vetëm për liderët politikë po për të gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në çdo vend ku jetojnë shqiptarë . Tematika kryesore e këtij libri janë reformat politike të qeverisë së Erdoganit për këto dhjetë vitet e fundit, filozofia dhe idetë e tij politike, refomat ekonomike, sociale dhe në fushat e tjera të jetës. Gjithashtu paraqitet ndikimi që ka Turqia si një fuqi më tepër se rajonale , në Ballkan, në vendet arabe, në vendet e lindjes dhe më tej. Vepra fokusohet te lideri Erdogan, të cilin ne e cilësojmë si Erdogani i Madh, pasi ai është burim frymëzimi për të gjithë liderët.