Kryeministri Edi Rama pret Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev
У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, u shpreh vullneti reciprok për t'i zgjeruar e thelluar më tej këto marrëdhënie, veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë.