Monday, 15 September, 2025г.
russian english deutsch french spanish portuguese czech greek georgian chinese japanese korean indonesian turkish thai uzbek

пример: покупка автомобиля в Запорожье

 

Kremtohet 4 vjetori i shpalljes së pavarësisë

Kremtohet 4 vjetori i shpalljes së pavarësisëУ вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
Nga orët e hershme të mëngjesit delegacionet e përbashkëta të komunës së Vushtrrisë bashkë me krerët e shoqatave të dala nga lufta si dhe dy deputetët e kuvendit të Kosovës Xhevahire Izmaku dhe Kurtan Kajtazit kanë filluar aktivitetet për të shënuar 4-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Vizita e parë e tyre ishte Prekazi, ku këto delegacione bënë homazhe në varrezat e këtij fshati. Delegacionet më pas bënë homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Vushtrri, lapidarin e martirëve të lirisë, përmendoren e dëshmorëve Zahirit, Hakifit e Edmondit në fshatin Pestovë si dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Bletajë të Vushtrrisë. Manifestimi qendror u shënua me mbajtjen e akademisë solemne në qendrën e kulturës Hasan Prishtina. Me këtë rast kryetari i komunës ka përgëzuar qytetarët e kësaj komune për përvjetorin e 4-ërt të shpalljes së pavarësisë. " Me 17 Shkurt të vitit 2008 Kosova hapi një faqe të re të historisë. Në këtë ditë do të kurorëzohen ëndrrat dhe përpjekjet e përgjakshme të shumë brezave të popullit, pra edhe brezit tonë. Në këtë ditë do të ndërrojë harta politike e Evropës. Kjo ditë do të lë pas kujtimet e hidhura përplot vuajtje e sakrifica, duke hyrë në një epokë të re, epokën e pavarësisë, të paqes dhe të prosperitetit të vendit " tha Bajram Mulaku. Ai duke folur për historinë e krijimit të Kosovës shtet tha: " Kosova shtet demokratik, është parasegjithash fryt i vullnetit të përkushtuar të qytetarëve të saj dhe partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare. Të gjithë ne së bashku e sollëm Kosovën në këtë moment dhe të gjithë ne duhet të jemi shumë krenar me të arriturat e saja. Katër vite pas, Kosova por edhe komuna jonë, ka sfidat e saja që nga ekonomia, arsimi, shëndetësia, drejtësia por edhe integriteti territorial i vendit. Këto sfida janë të mëdha dhe ato vijnë si domosdoshmëri e dinamikës së kohës dhe nga inercioni pozitiv i qytetarëve tanë për të ecur tutje, e të cilat historia i ka ndarë për ne si sprovë " tha Mulaku. Ai duke folur për të arriturat brenda 4 viteve në komunën e Vushtrrisë theksoi: " Komuna jonë, qytetarët e saj kanë se për çka të krenohen, janë realizuar mbi 600 projekte në vlerë mbi 45 milion, të cilat shpresoj ta kenë përmirësuar jetën e qytetarëve. Të gjitha këto investime patën mundësi të realizohen falë 17 Shkurtit, i cili është rrjedhojë edhe i përpjekjeve të brezave të qytetarëve të këtij rajoni, është fryt i luftës së lavdishme të UÇK-së, gjakut të dëshmorëve tanë " përfundoi Mulaku. Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve Xhafer Istrefi në këtë manifestim përkujtoi gjakun e derdhur të dëshmorëve si dhe kontributin e mijëra të sakrifikuarve për të arritur tek kjo ditë. " 17 Shkurti është fryt dhe vazhdimësi e përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar në luftën për liri, i cili u kurorëzua falë luftës së lavdishme të UÇK-së " tha Istrefi. Ansambli profesionist i këngëve dhe valleve "Hasan Prishtina" shfaqi një program shumë të pasur artistik, i cili i kënaqi qytetarët e pranishëm. Në vazhdim qytetarët e shumtë të kësaj komune bënë parakalimin e pavarësisë nga qendra e kulturës tek sheshi Adem Jashari, ku vazhduan aktivitetet festive me program artistik
Мой аккаунт