У вашего броузера проблема в совместимости с HTML5
http://www.facebook.com/presheva.jone Bone LIKE ne facebook --------------------------------------------------------- Bllokohet Fshati Bilaç dhe Letovicë nga ortegët e borës Sot që nga mengjesi fshati Bilaç dhe Letovice gjendet i bllokur nga bora, dhe si duket perveq brengës se qytetareve te ketyre fshatrave askush tjeter nuk po i del ne ndihem edhe perkunder njoftimit per këtë gjendje nga ana e fshatareve ne organet komepetente si ne institucionin e komunes se Bujanocit ashtu edhe ne kompanin e cila ka marre tenderin per pastrimin e rrugeve. Tashmë banoret e këtyre dy fshatrave mbeten ne meshiren e fatit , edhe pse jeta ne fshat eshte e bllokuar. Ne dalje të këtyre dy fshatrave nuk duket asgje tjetër perveq bores se madhe ne rrugen kryesore dhe disa fshatar qe kishin dalur per ta shikuar bllokimin e fshatit dhe nje veture e cila ishte nisur ne drejtim te Bujanocit por ne dalje te fshatit ishte kthyer mbrapa, po ashtu edhe autobusi nuk ka mundur të kaloj, ku kishte ngecur në rrugë. Siq mëson Bujanoci.INFO disa aktivistë dhe antarë të Partisë Demokratike në fshatin Bilaç kishin dalur me bagerin e antarit të PD për ta menjanuar borën.